Njerezit me te famshem te Hollywood-it kane gjetur menyrat me te mira per t'u kujdesur per trupin e tyre "miliona dollaresh". Por fatmiresisht, nuk keni pse te jeni ne Los Angeles per t'u ndjere nje superstar i vertet. Ne germuam gjithandej ne jeten private te vipave, dhe gjetem disa sekrete per nje jete sa me te shendetshme.
1. Te punosh me trupin.
Jennifer Garner dhe Kim Raver per te qene ne forem per filmin apo shfaqjen e tyre me te re, u perqendruan me shume ne ushtrimet e pergatitura dhe te sugjeruara nga instruktorja Valerie Waters. Keto ushtrime kishin te benin me zgjatime te trupit, hedhje me disqe qe krijonin paquendrueshmeri, ne menyre qe muskujt te punonin me shume.
2. Qenushat "pooch".
Kafsha me shume e kerkuar ne Hollywood eshte nje lloj qeni stil "pooch" me veti jo alergjike, i cili nuk ben qe yjet te teshtijne kur jane me te. Jennifer Aniston dhe Christie Brinkley luajne shpesh me qente Labradoodle (nje lloj qeni Labrador zagar) dhe Kerry Washington zoteron nje qen Shorkie, nje qen hibrid. Meqenese shumica e dokumentareve kane treguar se qente nuk jane teresisht jo-alergjike (dhe se njerez te ndryshem jane alergjike nga lloje te ndryshme), eshte me mire te shpenzosh disa kohe me nje qen jashte ne natyre para se ta sjellesh ne shtepi.
3. Floke me trajtime maskash natyrale.
Trajtim i flokut me vaj eshte arma sekrete me e re e yjeve te Hollywood-it kundrejt thatesires apo yndyrnes se flokut. Jessica Simpson zbut floket me produktet "Moroccanoil" (duke filluar nga vlera $21; moroccanoil.com). Zoe Saldana dhe Kristen Bell perdorin linjen e re "Alterna" te produkteve "Kendi Oil" (duke filluar nga vlera $20; sephora.com), nje version shume i mire per floke delikate.
4. Kokteile.
Harrojeni birren. Katy Perry dhe Salma Hayek pijne perher kokteilin "World's fresh margarita" te perbere nga tequila Milagro. Ky lloj kokteili permban 160 kalori, kundrejt 300- 800 kalorive te gjendura ne margaritat tradicionale.
5. 20 minuta per "WOW".
"Une perpiqem te bej dicka, edhe nese ajo zgjat 20 minuta ne dite, ne menyre qe trupi im te djersije dhe gjaku te qarkulloje ne te gjithe trupin. Kjo ma ben diten me energjike" , shprehet Jennifer Aniston.
6. Terapia e dollapit.
A deshironi qe per garderoben tuaj te keni nje stilist personal sic e kane vipat? Nje kompani me emrin "Style for hire" siguron ne mase nje grup stilistesh te njohur te cilet kan dizenjuar veshjet e yjeve te Hollywood-it. Per rreth 100 $ ne ore, kjo kompani mund te vij me stilistet e saj ne shtepin tuaj, te seleksionoje rrobat tuaja me te mira, dhe te dale per shopping me ju.
7. Trajtim ne nje Spa.
Kur Leighton Meester ka nevoje per trajtim per kembet e saj, ajo shkon ne nje spa orientale ne Miami. Spa perfshin pedikyr (ne vleren $ 120 per 65 minuta) , nje komprese bimore te ngrohte per te zbutur muskujt, masazh me gure.
8. Heroinat e veprimit.
Mirupafshim vajza ne rrezik! Yjet jane duke luftuar me njera tjetren se kush do te arrije format me te mira trupore. P.sh Zoe Saldana praktikon artet marciale, si dhe mori trajnim per armatim te rende per filmin Avatar. Ashley Greene prej shume javesh u trajnua per luftim per filmin Twilight Saga: Eclipse. Dhe Blake Lively beri 90-minuta seanca trajnimi per kater dite ne jave per rolin e saj ne filmin e ardhshem "Lantern Green".
Source:
http://urban.al/index.php/kuriozitete/item/1384-nje-liste-sekretesh-nga-vipat